Shala: Ushtria në nëntor, e votojnë mbi 100 deputetë
Autori: Gazeta inFokus
08:29 | 06 October 2018
Haxhi Shala, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, në një intervistë për “Zërin” thotë se Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të votohet muajin tjetër në Kuvend. Votat pro këtij Ligji, sipas tij, do t’i japin mbi 100 deputetë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Gjatë muajit të ardhshëm (nëntor) do të kompletohet pjesa legjislative për ushtrinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” Haxhi Shala, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së, duke shtuar se Ligjin për Ushtrinë do ta votojnë mbi 100 deputetë në Kuvend.
Shala shprehet i bindur se edhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës e përkrahin formimin e ushtrisë së vendit nëpërmjet ligjit dhe këtë iniciativë nuk do të mundë ta bllokojë Lista Serbe. “Lista Serbe nuk mund ta zvarrisë formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ky proces mund të votohet me shumicë të thjeshtë. Janë mbi 100 vota në Kuvend pro ushtrisë së Kosovës”, ka bërë të ditur Shala për “Zërin”.
Ai ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij, Nisma Socialdemokrate, kundër iniciativës së presidentit Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë, duke e cilësuar si lojë të rrezikshme të të parit të vendit. Ndërsa sa i përket iniciativës së opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, Shala ka thënë se as LDK-ja e as LVV-ja ende nuk i kanë kërkuar votat e tyre për këtë çështje.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































