Lajme

Shala: Skandali i Qeverisë me rezervat shtetërore është tejet i rëndë, këtë e dijnë edhe Kurti e Rozeta

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 18 December 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh se për shkeljet ligjore e procedurale në këtë proces ishin në dijeni edhe ministrja e kryeministri.

”Gjatë këtij mandati, vazhdimisht kam alarmuar se skandali i Qeverisë Kurti me rezervat shtetërore është tejet i rëndë. Për shkeljet ligjore e procedurale në këtë proces ishin në dijeni edhe ministrja e kryeministri”, ka shkruar Shala.

-Advertisement-

Prandaj, ata kanë përgjegjësi politike e ligjore për këtë skandal korrupsioni, ka shtuar më tutje deputeti i PDK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera