Lajme

Shala: Së shpejti do të asgjësohen lodrat e rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 18 October 2018

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë konfiskuar të gjitha lodrat që konsiderohen të rrezikshme për fëmijë.

Ndërsa ka thënë se shpejtë ato do të asgjësohen, shkruan Gazeta Infokus

“Sapo kemi marrë rezultatet, Inspektorati i Tregut ka bërë konfiskimin e të gjitha llojeve të këtyre lodrave, ne jemi duke pritur një leje nga Ministria e Mjedisit për asgjësimin e tyre”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Shala ka treguar edhe për rezultatet e laboratorit në Holandë për lodrat në vend.

“ Në lidhje me sigurinë e lodrave që qëndrojnë në tregu e Kosovës mund tu siguroj se Inspektorati i Tregut gjatë muajve prill dhe maj ka marrë 15 mostra të lodrave të cilat janë dërguar në një laborator në Holandë dhe ka rezultuar se 10 mostra kanë dalë se nuk janë konfirmon kërkesave ligjore, 8 nuk e kanë përmbushur standardin, fizik, teknik dhe mekanik ndërsa 2 të tjera standardin mekanik”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera