Shala: SBASHK-u të mos bëhet vegël e partive politike
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 11 September 2019
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, në një lidhje direkte në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, ka deklaruar KMDLNJ nuk ka asnjë rivalitet me SBASHK-un.
Shala theksoi se organizata që ai drejton ka pasur bashkëpunim të mirë me SBASHK-un, por se në disa kërkesa ka shpërputhje.“Duhet të siguroj se nuk kemi asnjë rivalitet me SBASHK-un. Kemi pasur bashkëpunim të mirë, por tani kemi disa shpërputhje.
Vitin e kaluar SBASHK paralajmëronin greva, bëri kollaps ne sistemin arsimor, nxënesit dhe prindërit nuk dinin se çka të benin. Kur e morën premtimin për rritjen e pagave, ata nuk vendosën kompensimin e orëve. Ne e kemi përkrahur SBASHK-un në kërkesat e veta për rritjen e pagave, në bazë të mundesive që ka Kosova.
Kreu i KMDLNJ-së shtoi se SBASHK po e dëmton procesin mësimor dhe nëse punon për të mirën e arsimit duhet të kompensohet orët.Shala foli edhe rreth iniciativës për reforma në arsim nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.Ai tha se Këshilli përkrahë këtë iniciativë sepse po bëhet për të mirën e nxënësve.
“Nuk ka logjikë ta mbajmë një shkollë me tre a katër nxenës. Nxenësi ka nevojë për një ambient social. Në qoftë se ju i ndaloni kjo nuk ka efekt. Kur një objekt nuk shfrytezohet 80 përqind atëherë dëmtohet objekti. Asnjë nga mësimdhënësit nuk mbetet papunë, kemi garancion nga kryetari i Komunës.
Në qoftë se ndodh e kundërta atëherë KMDLNJ do ta përkrah SBASHK-un në këtë drejtim.Në qoftë se SBASHK ka në qëllim ti mbrojë nxënësit dhe arsimtarët, në qoftë se ka ndonjë paralajmërim atëhere në rregull.”Shala ndër të tjera bëri thirrje që SBASHK të mos vëhet në shërbim të partive politike.
“SBASHK po jep edhe mesazh për parti politike se ne jemi gati për të ndihmuar për vota. Nuk e kemi qëllimin e keq, e kemi qëllimin bashkëpunues. Partitë politike e hedhin grepin – në qoftë se ju bini në grep, ia pafshi hajrin.
SBASHK nuk guxon të bëjë marrëveshje me asnjë subjekt politik gjatë zgjedhjeve, pasi, për shembull, nëse ajo parti nuk e kalon pragun atëherë sa është qesharake, është edhe e dhimbshme. Marrëveshja me PAN-in duhet të shërbejë si mësim, por ndoshta dikush e ka dëshirë të dalë me shumë para kamerave.”
Të tjera
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...
-
Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje m...
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...