Lajme

Shala: Qeveria ‘Kurti’ e papërgjegjshme me minatorët

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 09 August 2024

Deputeti nga radhët e PDK-së Ferat Shala ka thënë se Qeveria po tregon indiferencë dhe papërgjegjshmëri ndaj minatorëve të Trepçës dhe një gjigandi industrial që mund të jetë kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qeveria e Kosovës po tregohet tashmë shumë indiferente dhe e papërgjegjshme në raport me aksionet e veta qe ka në ndërmarrjen Trepça si aksionar kryesor me 80 % po tregohet indiferente dhe e papërgjegjshme me të gjithë minatorët e Trepçës, po qa është me e keqja po tregohet e papërgjegjshme me një gjigand industrial potencialisht të rëndësishëm për zhvillimin e mundshëm ekonomik të vendit dhe sektorit minerar”, thekson deputeti Shala.

Shala që është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, po ashtu thotë se dëmi është jashtëzakonisht i madh, jo vetëm që minatorët po përjetojnë vështirësi të shumta, por edhe sektori në tërësi po goditet rëndë.

-Advertisement-

Sipas tij, shkatërrimi i substancës ekonomike të Trepçës rrezikon të ndikojë në mënyrë të thellë dhe të zgjatur në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Fatkeqësisht jo vetëm minatorët qe s’po marrin paga po përgjithësi sektori po goditet sepse shkatërrimi ekonomik dhe juridik i ndërmarrjes Trepça me papërgjegjësinë menaxhuese do te ketë refleksion vite e vite ne ekonominë e n vendin tone. Demi është jashtëzakonisht i madh veç minatorëve qe po goditen pandershëm ne gjithë dimensionin e tyre po goditet sektori dhe po shkatërrohet substance ekonomike e ndërmarrjes Trepça”, shtoi Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera