Lajme

Shala pranon sfidën “Mbjellë një pemë” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 15 April 2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pranuar sfidën e Ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi she gazetarit, Zekirja Shabani.

Për sfidën “Mbjellë një pemë”, Shala ka vendosur që duke iu përgjigjur miqve të tij, pemën ta mbjell në oborrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, shkruan gazeta inFokus.

“Me kënaqësi e pranova sfidën “Mbill një pemë” nga ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi dhe gazetari Zekirja Shabani. Është obligim njerëzor ta ruajmë natyrën dhe tokën tonë. #PlantaTreeChallengeKosovo / Sfida “Mbill një Pemë”, ka shkruar Shala në facebook.

-Advertisement-

Ministri ka sfiduar për të mbjellin nga një pemë miqtë e tij: Drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë Nora Hasani, Ambasadorin e Francës në Kosovë, shkëlqesinë e tij Didier Chabert, Humanistin Halil Kastrati, Drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, Dhe drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera