Shala për refuzimin e projektit të gazit: Projektet e rëndësisë strategjike nuk maten me kosto financiare
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 08 October 2021
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka folur për refuzimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit i sponsorizuar nga MCC amerikane.
Ai tha se projekti është i natyrës strategjike dhe sipas tij Kosova nuk do të ishte dashur të fokusohej në aspektin teknik.
“Një projekt i tillë i rëndësisë strategjike nuk mund të matet me koston e tij. Vendet që kanë qëllime strategjike nuk masin kosto të tilla. Ne mendojmë që ajo që bëri Qeveria është gabim i madh. Çështja është se cilat do të jenë pasojat tjera në raport me Amerikën”, tha ai.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me tërheqjen e Kosovës nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) ka thënë se kosto e këtij projekti do të kishte qenë e lartë dhe se Qeveria nuk ka pasur vlerësim të saktë.
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka folur edhe për zgjedhjet lokale dhe pritjet që ka kjo parti. Ai thotë se për LDK-në gara kryesore dhe më e vështira do të jetë në Prishtinë.
“Në rrethin e dytë në Prishtinë padyshim se do të jemi në garë me Lëvizjen Vetëvendosjen. Përshtypja ime personale është se në Podujevë kandidati ynë do të fitojë pa balotazh”, deklaroi nënkryetari i LDK-së në Debat Plus.
“Rezultati i mirë për LDK-në është numri i kandidatëve tanë që fitojnë garat për kryetarë të komunave. Rezultati politik i LDK-së do të jetë numri i votave që marrin asamblistët. Pasi ajo është lista e pastër politike që votohet nga qytetarët. Pritjet tona janë që të marrim komunat që kemi dhe Prishtinën e Podujevën”, tha ndër të tjera Shala.
Të tjera
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...