Shala (PDK): Kurti dikur shante, tash është kthyer në kopje të zbehtë të ‘qeverive të asfaltit”
Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 03 November 2021
Kryeministri, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një konferencë për media rreth punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku është zotuar se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë në vitin 2022, shkruan Gazeta Infokus.
Ky zotim i Kurtit po kritikohet nga deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala.
Ai thotë se Kurti është duke përdorur çdo mekanizëm për të materializuar pjesën e fushatës së mbetur elektorale.
Sipas tij, zotimet që po e jep Kurti janë thjeshtë premtime elektorale dhe se nuk ka asgjë konkrete nga to.
“Nuk ka asnjë lloj parimi zhvillimor-ekonomik në këtë zotim. Të gjitha këto Kurti i bën për të mbrojtur edhe ato pak bastione qe i kanë mbetur, të cilat po pësojnë rënie drastike. Kurti, aktualisht po përdor çdo mekanizëm për të materializuar pjesën e mbetur të fushatës elektorale”, deklaron Shala për Gazetën Infokus.
Shala thotë se Kurti do të duhej që të njëjtin zotim ta bëjë edhe për rrugët tjera që kanë mbetur në gjysmë, por ai është fokusuar vetëm te rruga e Llapit, sepse atje i është rrezikuar partia.
“Të gjitha rrugën regjionale kanë mbetur në gjysmë pasi Kurti nuk i ka vazhduar asnjërën prej tyre. E kemi rrugën nga fshati Kijevë deri në Pejë ku nuk është bërë asnjë veprim konkret për të. Pastaj kemi rrugën tjetër nga Vushtrria deri në Mitrovicë e cila do të duhej të ishte prioritet, por nuk është punuar asgjë. Kemi edhe disa rrugë të tjera, por Kurti është fokusuar vetëm te rruga e Llapit, Prishtinë- Podujevë, sepse i është rrezikuar bastioni ose partia e tij të cilën edhe ashtu konsideroj që është në rënie”, ka shtuar Shala për Infokus.
Shala përkujton se për 20 vjet rresht Kurti ka qenë kritikues ndaj qeverive tjera, se janë vetëm qeveri të rrugëve e të asfalteve, ndërsa sot është kthyer saktësisht në të njëjtin sistem.
“Kurti për 20 vjet radhazi ka qenë kritikues se qeveritë janë vetëm qeveri të rrugëve e të asfalteve ndërsa sot është kthyer saktësisht në të njëjtën retorik dhe po premton ndërtim të rrugëve të cilat as nuk kanë qenë në planet afatmesme e as afatgjate. Idetë për infrastrukturë, idetë për të shtruar rrugë janë kopje e zbehtë e qeverive të kaluara të Kurtit dhe praktikisht është kthyer prapë në një qeveri të asfaltit dhe të betonit” u shpreh Shala./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































