Lajme

Shala: PDK edhe pse nuk qeverisi kurrë me Pejën, dërgoi shumë investime atje

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 15 September 2019

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Sabiha Shala ka deklaruar në T7 se partia e saj bëri shumë për qytetin e Pejës.

Shala ka treguar se ministrat dhe përfaqësuesit e PDK-së nga Peja, kanë arritur të dërgojnë shumë investime në këtë qytet, shkruan Gazeta inFokus.

“PDK-ja nuk ka qeverisur asnjëherë me Pejën. Ka qenë ndoshta në koalicion. Nëse flasim për infrastrukturë, ajo që është bërë është bërë prej përfaqësuesve të PDK-së. PDK-ja ka arritur që për Pejën t’i bëjë shumë investime. Është edhe universiteti”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Ajo në listën e PDK-së për deputete bartë numrin 24. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera