Lajme

Shala: Nuk po kërkojmë vetëm votën e qytetarëve por po dëgjojmë edhe kërkesat e tyre (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 24 September 2017

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala ka vizituar sot banorët e lagjes Kapeshnica ku ka dëgjuar kërkesat e tyre.

Shala u ka premtuar se së bashku do të ndryshojnë Pejën dhe taksat e tyre do të investohen në projekte në interes të qytetarëve, shkruan Infokusi.com

“Edhe kjo lagje sikurse tërë Peja do të ketë investime në infrastrukturë, parqe dhe ambiente për argëtim të fëmijëve, punësim dhe zhvillim ekonomik” ka thënë kandidatja për postin e të parës së qytetit të Pejës.

-Advertisement-

Këto vizita Shala po i realizon në kudër të fushatës ” derë më derë”.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Sabiha Shalës bërë në “facbook”:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera