Lajme

Shala nga takimi LDK-AAK-Nisma: Po finalizojmë programin, qeveria formohet shpejt

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 04 May 2020

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate është deklaruar për media pas përfundimit të takimit në mes të LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Ai ka deklaruar se ky takim është bërë për ta harmonizuar programin qeverisës për qeverinë e cila pritet të të krijohet së shpejti.

“Takimi ka pasur për qëllim harmonizimin e programit për qeverinë e re e cila do të krijohet së shpejti. Padyshim që do të formohet shumë shpejt sepse kemi vullnetin e shumicës së deputeteve për ta votuar qeverinë e re. Qëllimi i harmonizimit të programit ka qenë për të bërë një qeveri sa më të mirë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera