Lajme

Shala: Nga sot jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 14 December 2018

Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, pas votimit të tri projektligjeve që i hapin rrugë FSK-së për t’u bërë ushtri, tha se për të sot është një ditë e jashtëzakonshme.

Shala madje u shpreh se nga sot është i gatshëm që të jap edhe dorëheqje

“ Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për mua, si kryetar  i komisionit, por ka qenë  një ditë me fat  për mua  që t’i prezantoj  ligjet e FSK-së, në këtë rast transformimin e FSK-së  në Ushtri. Nga sot jam edhe i gatshëm  dorëheqjet nga  deputeti  në qoftë se kërkohet. Misioni jem  përfundon  me bërjen e Ushtrisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi jem, ky ka qenë misioni jem” tha Shala.

-Advertisement-

I pyetur se a i duhet shumë kohë  kësaj ushtrie në shtimin e kapaciteteve, ai u shpreh i bindur që personeli  i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i përgatitur.

“Personeli i Forcës së Sigurisë është i përgatitur që të kaloj menjëherë, për  këtë arsye nuk duhet shumë kohë  për pajisje tjera” shtoi Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera