Lajme

Shala nga SBASHK’u: Gjykata Kushtetuese u tregua e paarsyeshme

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 13 December 2019

Sipas Shalës, pjesa dërrmuese e mësimdhënësve kanë qenë për implementim të ligjit të pagave dhe Gjykata Kushtetuese u tregua e paarsyeshme.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala ka thënë se, pjesa dërrmuese e mësimdhënësve kanë qenë për implementim të ligjit të pagave.

“Nëse i shikojmë pak më detajisht gjërat ndoshta mund të jetë edhe politikisht. Avokati i popullit ka marrë parasysh 35 ankesat ndërsa pjesa dërrmuese e mësimdhënësve kanë qenë për implementim të ligjit të pagave”, është shprehur Shala në RTV 21.

-Advertisement-

Tutje, Shala tha se Gjykata Kushtetuese nuk është treguar e arsyeshme që brenda një periudhe një javore ta pezullojë ligjin për paga.

“Por e mori atë qëndrim e dërgoi në Gjykaten Kushtetuese, gjithashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese nuk është e arsyeshme që brenda një periudhe një javore, madje as një javore ta pezulloj ligjin e pagave“, shtoi Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera