Shala: MTI do të ndajë 40 hektarë për Parkun Ekonomik nga Diaspora në Malishevë
Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 24 May 2019
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Parku Ekonomik për Bizneset nga Diaspora në Malisheve”, bashkë me Ministrinë e Diasporës dhe Unioni i Bizneseve Shqiptaro- Gjermane.
Ministri Shala tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovën po bën hapin e parë për afrimin e investitorëve nga diaspora, me punë konkrete.
“Ashtu siç kanë kontribuar për mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit tonë për dekada me radhë, ashtu siç kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës, tash është koha që bizneset nga diaspora të kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik. Është hera e parë që Qeveria e Kosovës iu ofron mundësi konkrete përfaqësuesve të bizneseve të diasporës për investime në Kosovë. Ky është vetëm hapi i parë, dhe sipas kërkesave të bizneseve do t’iu ofrojmë edhe lehtësira të tjera në mënyrë që zhvillimin ekonomik të vendit tonë ta bëjmë së bashku”, tha ministri Shala.
Sipas tij, diaspora ka rol të pamohueshëm në ndërtimin e Kosovës për dekada me radhë, dhe po mos të ishte diaspora, as sot Kosova nuk do të ishte kështu.
“Falënderues përjetësisht për atë që keni bërë për Kosovën. Por tash është koha që edhe Qeveria e vendit tuaj, t’iu krijojë kushte që kapitalin tuaj ta investoni në Kosovë, duke ndikuar në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Shala.
Ministri Shala bëri të ditur se MTI-ja do të jetë adresë e shqetësimeve të bizneseve të diasporës në çdo kohë që kanë nevojë.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë adresa e juaj 365 ditë të vitit që ju t’i adresoni shqetësimet tuaja, nëse i keni, dhe do të punojmë shumë që bizneset e diasporës të kenë kushte dhe mundësi që të punojnë në Kosovë”, tha ministri Shala. Qëllimi i kësaj Marrëveshje të bashkëpunimit është realizimi i projektit “Parku Ekonomik për Biznese nga Diaspora në Malishevë” dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë zotohet që pronën e Parkut Ekonomik do ta japi në shfrytëzim për investitorët nga Diaspora, sipërfaqen në fazën e parë prej 15 hektarëve, me mundësi rritjeje në 40 hektar, për 99 vite. MTI zotohet të financojë ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...