Lajme

Shala: Mos u perzini në drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 11 September 2019

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nga NISMA ka kërkuar nga përfaqesuesit e partive politike të mos përzihen  në institucionet e drejtësisë në emër të luftimit të korrupsionit dhe nepotizmit.

Sipas tij, NISMA do të investoi në krijimin e kushteve që të gjitha institucionet të funksionojnë normalisht pa u ndikuar nga politika.

“Më e mira që mund të bëjmë për sistemin e drejtësisë është të mos përzihemi në drejtësi. Ne do të krijojmë kushte që nga hetuesit deri të gjykatësit ta kryejnë punën e tyre sic duhet”, ka thënë Shala në bjë debat televiziv.

-Advertisement-

Ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala, njëherit kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate është i ftuar në emisionin Pressing i cili ka  thënë se partia e tyre e ka listën më të mirë në garën për zgjedhje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera