Lajme

Shala: Limaj është lider i luftës, e i paqes

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 09 March 2018

Deputeti nga radhët e NISMA-s Haxhi Shala, i është gëzuar lajmit për liderin e partisë së tij, i cili është shpallur i pa fajshëm.

Shala për Limajn ka shkruar se nëse biografia e një politikani Kosovar do të duhej të shkruhej nga shkrimtarë ndërkombëtarë, në biografinë e Limajt në të vërtetë do të kishte ç’farë të shkruhej, shkruan Infokusi.com

“Nëse biografia e një politikani Kosovar do të duhej të shkruhej nga shkrimtarë ndërkombëtarë, në biografinë e Limajt në të vërtetë do të kishte ç’farë të shkruhej”

-Advertisement-

Mëtej deputeti i NISMA-s ka thënë se Limaj ishte lider në paqe edhe kur inatet politike po ndërvepronin për ta eliminuar nga skena politike.

“Ai ishte dhe është lider në luftë, e lider në paqe- Edhe kur inatet politike po ndërvepronin me grupe të caktuara për ta eliminuar atë nga skena politike si rivalin kryesor politik në vend”./INFOKUSI

Postimi i plotë:

Dy dekada, luftë, liri, padrejtësi dhe sfida, por në fund fitimtar!

Nëse biografia e një politikani Kosovar do të duhej të shkruhej nga shkrimtarë nderkombetarë, në biografinë e Limajt në të vertetë do të kishte c’farë të shkruhej!
Ai ishte dhe është lider në luftë, e lider në paqe- Edhe kur inatet politike po ndërvepronin me grupe të caktuara për ta eleminuar atë nga skena politike si rivalin kryesor politik në vend!

SOT dhe GJITHMONE- Shpallja e Limajt edhe një herë tjeter si I PAFAJSHEM, e dëshmon luftën e drejtë e të pastër të UCK-së- E kjo për Limajn ishte episoda e fundit nëpër Gjykata!

H.SH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera