Lajme

Shala: Kërkesa për zgjedhje të reja, joserioze

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 05 April 2018

Analisti politik,Behxhet Shala ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje të reja më tepër është një kërcënim sesa përpjekje serioze e subjekteve politike.

Ai ka thënë se nuk ka gatishmëri dhe kushte për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Madje, sipas Shalës, mbajtja e zgjedhjeve nuk do të kishte kuptim pa u kryer një reformë e thellë zgjedhore.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se opozita nuk do të parashtrojë mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.

-Advertisement-

Sipas Shalës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do të bëhen bashkëpunëtorë të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë.

Pavarësisht prej problemeve, ai ka thënë se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë të funksionojë edhe për një kohë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy