Lajme

Shala ia kthen Hotit: Vetëm LDK-AKR e kthen Kosovën në vitet e 90-ta

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 18 May 2017

Anëtari i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala i ka reaguar Avdullah Hotit, kandidatit për kryeministër nga LDK-ja. Ky i fundit ka deklaruar se koalicioni PDK-AAK-Nisma do ta kthejë Kosovën 17 vite pas.

Kurse, për këtë Shala ka thënë se Kosovën mund ta kthejë në vitet e 90-ta vetëm koalicioni LDK-AKR.

Ky është komenti i tij i plotë:

-Advertisement-

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR paska thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do ta kthejë Kosovën 17 vite pas.

E kuptoj shqetësimin e z. Hoti sepse ” babai i tij politik”, kryetari i tij Isa Mustafa në kohen kur Kosova luftonte për mbijetesë, për liri dhe demokraci nuk ishte fare këtu, përkundrazi ishte diku duke e sabotuar luftën e popullit tonë për çlirim në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Prandaj, atij i pengon Kosova e vitit 2000, sepse Kosova e pas vitit 2000 e këndej është e çliruar dhe e pavarur.

Ai dhe koalicioni i tij mund të kenë dëshirë ta kthejnë Kosovën në vitin 1997 – 1998, kur Kosova ishte në luftë për çlirim, për liri, drejtësi dhe demokraci.

Por kjo nuk do të ndodhë me kurrë.H. SH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera