Ekonomi

Shala i vendosur: Produktet “Kosova i Metohia do ti heqim edhe nga raftet

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 21 November 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pas vendimit për masën tregtare prej 100% për shtetin serb ka kërkuar që të largohet çdo produkt me mbishkrimin “Kosova Metohija”.

Shala në një konferencë për medie bëri të ditur se nuk do të lejohet importi i asnjë produkti që nuk e cek emrin Republika e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“ Inspektorati i tregut në Ministrinë e Tregtisë, doganat e Kosovës, inspektoratet komunale dhe agjencionet tjera detyrohen që të largojnë nga tregu dhe të ndalojnë importin e çdo produkti që tenton të importohet e që në etiken e tij apo në deklaracion të tij emërtimi i Kosovës është me “Kosova Metohija” “Kosova 1244”, apo qytetet e Kosovës e çdo emërtim tjetër që është në kundërshtim me emrin Republikë e Kosovës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai ka shtuar gjithashtu se produktet kosovare nuk kanë mundësi importi e as nuk njihen nga shteti serb e Bosnja Hercegovina.

I pari i Tregtisë kosovare premtoi përkrahje për prodhuesit kosovarë.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u morr vendim që të rris në 100 për qind taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera