Shala i PDK-së: Qeveria bllokoi investimet në energji për ta favorizuar mafien energjetike
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 27 January 2023
Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin Martin Berishaj, Ferat Shala ka deklaruar se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka bllokuar për dy vjet investitorët në sektorin energjetik.
Sipas tij, janë gjashtë projekte të përgatitura nga investitorët privatë për investim në energji të ripërtritshme dhe në total investimet e planifikuara për këto projekte janë 775.7 milionë euro, projekte që do të prodhonin 684.9 MW energji elektrike.
Deputeti Shala shprehet i bindur se kryeministri Albin Kurti përmes ministreve Rozeta Hajdari dhe Artane Rizvanolli, ka bllokuar të gjitha nismat dhe projektet investive në fushën e energjisë.
“Me bllokimin e këtyre projekteve po favorizohet tregtia me rrymë dhe sa më shpejt që fillojnë investimet në sektorin e energjisë aq më shpejt do të bëhet shkëputja nga mafia energjetike”, ka thënë Shala në T7, përcjell Reporteri.net.
Sipas deputetit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, edhe pse si shtet jemi ballafaquar me mungesë të kapaciteve prodhuese dhe sistem të vjetërsuar, kjo nuk ka zmbrapsur partinë në pushtet që të pengojë dhe bllokojë çdo investim në energji.
Të tjera
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...