Lajme

Shala i gatshëm për bashkëpunim me komunitetin e donatorëve

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 21 December 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mbajtur takim me komunitetin e donatorëve duke shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Qeverinë e Kosovës dhe MTI-në.

Shala ka theksuar se mbështetja e donatorëve është shumë e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Mirënjohje të thellë në radhë të parë për ndihmën e vazhdueshme nga donatorët, të cilët kanë mbështetur Qeverinë e Republikës së Kosovës e sidomos Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

-Advertisement-

Aktualisht jemi duke punuar në disa projekte që mbështesin zhvillimin e bizneseve si dhe  zhvillimin e politikave tregtare dhe të industrisë, të cilat do të kenë impakt në përmirësimin e jetës së qytetarëve” tha ministri Shala.

Shala ka bërë të ditur se edhe vitin që po vjen do të vazhdojnë punën duke pasur prioritet implementimin e MSA-së dhe përmirësimit e ambientit të të bërit biznes.

“Të nderuar donator, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2019 do të vazhdojë të punoj duke pasur në prioritet implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, përmirësimin e mëtejmë të ambientit të bërit biznes, fuqizimin e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimin e turizmit vendor, si dhe mbrojtjen e konsumatorit duke e përmirësuar mbikëqyrjen e tregut”, thuhet më tej në komunikatën  e dërguar nga MTI./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera