Ekonomi

Shala: Do t’i mbrojë prodhuesit nga importi i pabarabartë

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 04 October 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se do ta përdorë të gjithë peshën e tij politike që t’i shtyjë përpara proceset që janë në të mirë të bizneseve vendore.

Shala ka thënë se ka kërkuar informacione të detajuara nga të gjitha departamentet për ta parë se ku jemi me prodhimin vendor dhe ku mundet MTI-ja t’i ndihmojë.

“Kam kërkuar nga drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e Agjencive të kem njohurin se si jemi në raport me prodhimin vendor dhe ku ne si MTI mundemi t’i ndihmojmë dhe përkrahim prodhuesit vendor, me masa mbrojtëse në raport me importin e pabarabartë që po iu bëhet prodhuesve tonë”.
Ministri Shala ka thënë se do ta rris dinamiken e punës dhe do të ketë prioritet ndihmën ndaj prodhuesve vendor, sepse sipas tij, janë promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

-Advertisement-

“Do të jem në dispozicion të bizneseve vendore, dhe do të merrem me hallet e tyre, sepse konsideroj se janë promotor i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Me një fjalë e mbajnë gjallë ekonomin e vendit tonë”, ka thënë Shala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera