Lajme

Shala: Do ta forcojmë Këshillin si një platformë të dobishme të dialogut publiko–privat

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 26 February 2019

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur mbledhjen e dhjetë të Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, që u trajtuam shumë tema, në veçanti përkrahjen e bizneseve.
Ministri Shala theksoi se do të vazhdojnë ta forcojnë Këshillin, duke e konsideruar si një platformë të dobishme për dialog.

“Ne do të vazhdojmë ta forcojmë këtë Këshill si një platformë të dobishme të dialogut publiko – privat ku do t’i adresojmë prioritetet dhe sfidat kryesore për t’i zbatuar reformat gjithëpërfshirëse e që do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Republikën e Kosovës”, tha ministri Shala.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se “s’ka dilemë që pa një koordinim të përbashkët dhe pa rolin e secilit prej nesh, do të jetë e vështirë të sigurohet një agjendë e mirëfilltë e zhvillimit ekonomik”.

-Advertisement-

Në takimin e sotëm u diskutuan edhe temat nga Oda Ekonomike e Kosovës, të tilla si trajtimi i çështjes së Prokurimit Publik- integrimi i mekanizmave alternativë, Inicimi i analizës mbi implementimin e Ligjit mbi mbrojtjen e konsumatorit. Njëkohësisht u diskutuan tema për diskutim edhe nga Oda e Afarizmit e Kosovës, si Kërkesa për shfuqizim të Udhëzimit Administrativ nga Ministria e Bujqësisë, e cila ndikon sidomos në sektorin e minierave dhe mineraleve, Rifunksionalizimi i Gjykatës Ekonomike për çështje të bizneseve. Po ashtu u diskutuan  për ZRRE, KEDS, si çështja e pronësisë së Trafostacioneve dhe mënyra e rimbursimit të tyre, krijimi i një fondi të veçantë për grante dhe subvencione për NVM, krijimi i një skeme (fondi) për ofrimin e kredive të buta dhe pa interes etj.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera