Shala, akuzon LVV-në: Familjarët e mi nuk janë të punësuar në pozitat që po pretendon pushteti, me shpifësit shihemi në Gjykatë
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 28 December 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reaguar ashpër pasi një publikimi në rrjete sociale ku shfaqej se e gjitha familja e tij e ngushtë janë të punësuar në institucione.
Shala ka thënë se kjo është një shpifje e partisë në pushtet të cilët si zakonisht për të mbuluar dëshimet e tyre e keqqeverisjen merren me propagandë.
Ai ka treguar për secilin familjar duke filluar nga bashkëshortja se nuk janë të punësuar ashtu sic ka pretenduar ta shaqë qeveria Kurti në rrjetet sociale.
Deputeti i PDK-së madje ka thënë se do të marrë rrugët ligjore për të gjitha shpifjet që bëhen ndaj tij, shkruan Gazeta Infokus.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Shpifjet po vazhdojnë!
Skuadra të ngushta të kabinetit të Kryeministrit janë në panikë.
Në mungesë të argumenteve profesionale, të zënë mes skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, po vazhdojnë me të vetmin mjet që ata dijnë dhe kanë; shpifjet dhe propagandën. Kësaj radhe në drejtim timin, duke mos kursyer as familjen time.
Shpifja është veti e ulët njerëzore, akoma më e ulët bëhet, kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kryeministrit Kurti.
Një foto e shpërndarë me emrin tim, duke aluduar në pjesëtarë të familjes sime dhe pozitat e tyre nëpër organe shtetërore, është tërësisht e pavërtetë, deri në absurditet.
- Gruaja ime Sala, nuk punon dhe as që ka qenë ndonjëherë e angazhuar në Feronikel.
- Djali im Pëllumbi, nuk punon dhe as nuk ka punuar ndonjëherë në KRPP.
3.Vajza ime nuk punon dhe as që ka punuar ndonjëherë në BQK, dhe për më tepër, unë kam vetëm një vajzë, dhe jo dy.
- Dhëndrri im, nuk ka funksion të Drejtorit.
- Enver Berisha, miku im, punon dhe jeton në Gjermani, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë në fjalë.
Emra dhe informata të tjera që aludohen si anëtarë të familjes janë imagjinatë – ose shpifje e qëllimshme për ta bërë më të besueshme propagandën.
Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, do t’i shkojmë deri në fund me rrugë ligjore.
Nëse brenda ditës nuk ka kërkim falje publike dhe tërheqje të shpifjeve, me shpifësit takohemi në Gjykatë!
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...