Rozë

Shakira: Sakrifikova karrierën për Pique-n, jam në fazën më të errët të jetës sime

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 22 September 2022

Vetëm tre muaj pasi njoftoi ndarjen nga Gerard Pique, Shakira ka thyer heshtjen. Në një intervistë ekskluzive për revistën ‘Elle’, këngëtarja kolumbiane ka folur se si është ndikuar nga ndarja me futbollistin e Barcelonës, për të cilin thotë se “e lashë karrierën në plan të dytë”.

“Është hera e parë që flas për këtë situatë në një intervistë. Qëndrova e heshtur dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Hmmm, dhe po, është e vështirë të flas për të, veçanërisht pasi jam ende duke e kaluar këtë gjë, sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale. Kështu që ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”,- nisi të tregonte këngëtarja.

Për mënyrën se si dy fëmijët e saj e kanë përjetuar ndarjen, Shakira shpjegon se: “Jam përpjekur t’ua fsheh situatën fëmijëve të mi. Mundohem t’i mbroj ata, sepse ky është prioriteti im në jetë. Por më pas, në shkollë, ata dëgjojnë gjëra nga miq apo ata gjejnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo thjesht i prek ata, e dini?”

-Advertisement-

Kolumbianja thotë ndër të tjera: “ndonjëherë më duket sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por jo, është e vërtetë. […] Siç thashë, ndoshta është faza më e errët e jetës sime.”

Më tej Shakira theksoi se pavarësisht se si ndjehet , ajo dhe Pique do duhet të dinë si të sillen prej fëmijëve të tyre.

“Pavarësisht se si shkuan gjërat apo si ndiheshim unë dhe Gerardi si ish-partnerë, ai është babai i fëmijëve të mi. Ne kemi një punë për të bërë për këta dy djem të mrekullueshëm dhe unë kam besim se do të kuptojmë se çfarë është më e mira për të ardhmen e tyre.”-shtoi ajo.

Me ardhjen në jetë të fëmijëve, vetë Shakira shpjegon se duhej të merrte një vendim dhe të linte gjithçka për Gerardin dhe familjen e tyre.

“Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja, se njëri nga të dy duhej të bënte një sakrificë, apo jo? Dhe kështu, njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra. E vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë. Dhe ishte një akt dashurie”.-tha ndër të tjera ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera