Rozë

Shakira rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: Rrezikoja ta humb zë

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 12 June 2018

Pas shtyrjes shtatëmujore, Shakira më në fund e ka nisur turneun El Dorado duke performuar hitet e saja që nga fillet e karrierës.

Mirëpo, muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për këngëtaren kolumbiane.

“Kam pasur dëmtim në kordat e zërit. Mund ta imagjinoni, në një moment nuk kam qenë e sigurt nëse do të mund të dal përsëri përpara njerëzve dhe t’i këndoj këngët e mia”, ka rrëfyer 41-vjeçarja.

-Advertisement-

Ajo është pyetur nëse është dashur t’i nënshtrohet kirurgjisë, mirëpo këngëtarja ka theksuar se e ka tejkaluar problemin pa operacion.

“Mrekullisht, përkundër gjithë parashikimeve të mjekëve, jam shëruar pa intervenim. Të gjithë më thoshin se është dashur të operohem, por lezionet u zhdukën nga kordat e mia zanore”.

“Jam lutur. Kisha harruar të lutem, mirëpo kur kaloni periudha të vështira, menjëherë ju kthehet besimi. Ia premtova Zotit se nëse përsëri do të mund ta përdor zërin tim, do të festoj çdo natë – dhe pikërisht këtë po e bëj”, ka thënë Shakira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera