Sport

Shakhtar Donetski fiton ndaj Baselit dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 11 August 2020

Shakhtar Donetski e ka mposhtur Baselin me rezultat të thellë 4-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të çerekfinales e Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Më këtë fitore Shakhtari e ka eliminuar Baselin dhe ka kaluar në gjysmëfinale të garës së dytë më prestigjioze në botë për klube futbolli.

Golat për skuadrën ukrainase i kanë realizuar Junior Moraes (2’), Taison (22’), Alan Patrick (75’) dhe Dodo (88’), ndërsa golin e vetëm për Baselin e shënoi Ricky van Wolfswinkel (92’).

-Advertisement-

Në gjysmëfinale Shakhtar Donetsk do të luaj me Interin që mbrëmë ka eliminuar Bayer Leverkusenin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera