Fokus

Shakaja e Grenellit për Ujmanin që nuk e kuptoi Avdullah Hoti

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 25 September 2020

Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se e mirëpret propozimin e Richard Grenell për ta quajtur Liqenin e Ujmanit, Liqeni Trump.

Madje këtë gjë e krahasoi me traditat shqiptare për ta nderuar mikun, shkruan Gazeta Infokus.

“Është traditë dhe kulturë jona për ta nderuar Mikun! Këtë traditë fisnike të të parëve tanë, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë gjithnjë!”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Mirëpo, propozimi i Grenell që e mirëpriti Hoti ishte veç një shaka, të cilën si duket nuk e ka kuptuar shefi i Qeverisë së Kosovës.

Grenell pas takimit të Uashingtonit më 4 shtator, në një intervistë për mediat amerikane kishte thënë që propozimin për ta quajtur Ujmanin, Liqeni Trump e kishte thënë me shaka, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi sipas tij, serbët e kosovarët nuk merreshin vesh për emërtimin e Liqenit.

Më poshtë gjeni videon e kësaj interviste ku me të qeshura tregon këtë propozim Grenell.

Kujtojmë që para se Hoti të thotë se e mirëpret këtë propozim, disa serbë e kishin vendosur emërtimin “Lake Trump” në Liqenin e Ujmanit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera