Lajme

Shajkofc të Podujevës: Më shumë se 6,000 banorë bëhen me rrjet elektrik stabil

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 27 July 2023

Mbi 6,000 banorë të fshatit Shajkofc në Podujevë do të përfitojnë nga një rrjet elektrik i përmirësuar dhe më i stabilizuar, falë investimit të fundit të KEDS-it.

Sipas komunikatës për media, bëhet e ditur se  KEDS-i  ka përfunduar një linjë ajrore të re prej 1 kilometri, duke zëvendësuar 30 shtylla druri me 12 betoni.

Ky investim siguron furnizim të qëndrueshëm të energjisë dhe ndërhyrje më të shpejta.

-Advertisement-

Gjithashtu, KEDS është duke zhvilluar më shumë se 250 projekte në të gjithë Kosovën, duke përmirësuar rrjetet elektrike, si ato ajrore ashtu edhe nëntokësore.

“Në njërin nga degëzimet e Largpërçuesit të Ballovcit para pak ditësh ka përfunduar projekti i linjës ajrore, e gjatë rreth një kilometër.

Me investimin e KEDS-it në linjën e re elektrike, e cila përkon me vendosjen e 12 shtyllave të betonit përgjatë rrugës, bashkë me përçues elektrikë dhe stabilimente tjera të nevojshme, është mundësuar eliminimi i një degëzimi të vjetër të këtij largpërçuesi, i cili numëronte më shumë se 30 shtylla të drurit. Këto shtylla, përveçse nuk ishin në gjendje të mirë teknike, ndodheshin në një trase në të cilën vështirë intervenohej në rast të nevojës për të intervenuar ose mirëmbajtjes preventive nga ekipet e Mirëmbajtjes së KEDS-it.

Projekti i linjës së re në këtë largpërçues nënkupton furnizim të rregullt e të qëndrueshëm me energji elektrike, si dhe intervenim më të shpejtë në këtë linjë në rast nevoje.

Aktualisht, KEDS-i po realizon më shumë se 250 projekte në shumë qytete të Kosovës, si në linjën ajrore ashtu dhe në atë nëntokësore”, thuhet në raportin e KEDS-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera