Lajme

Shaip Kamberi: Serbia e pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe aq më pak evropiane

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 24 March 2022

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i cili edhe njëherë synon këtë post, Shaip Kamberi thotë se Serbia pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe as më pak evropiane.

Kamberi thotë se si kandidatë i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës do të jetë afër përfaqësuesve të tyre jo vetëm në seancat e parlamentit por edhe të aktualitetit të jetës së përditshme.

Serbia e pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe aq më pak evropiane. Ajo do t’i thellojë pabarazitë dhe padrejtësitë. Politike, kombëtare dhe ekonomike. Prandaj duhen deputete dhe deputet të duhur nga Lugina e Preshevës. Këtë e kuptojnë më së miri qytetarët”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Postimi i Shaip Kamberit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera