Lajme

Shaip Kamberi ia prezanton Vuçiqit tri kërkesa për shqiptarët: Nuk e kemi prioritet pjesëmarrjen në qeveri

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 14 July 2022

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Shaip Kamberi, sot ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar kërkesat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se i ka dorëzuar tre kërkesa.

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë”, ka shkruar Kamberi.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka shtuar se nuk e ka prioritet të marrë pjesë në Qeveri.

“Nuk është prioritet i joni pjesëmarrja në qeveri, por, përfshirja në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal dhe rajonal. Ndërprerja dhe hetimi i pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin disa nga pikat që potencuam në takimin e sotëm. Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të përshirë në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar tutje Kamberi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera