Shahini: Të lejohet tërheqja e Trustit deri 20%
Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 18 April 2022
Ekspertët e ekonomisë kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për zbutjen e shkallës së inflacionit, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 10%.
Ata thonë se në rastet kur vendi ballafaqohet me kriza të tilla, nevojitet ndërhyrja e qeverisë për të rishikuar politikat fiskale në produkte esenciale.
Shkalla e inflacionit për periudhën mars 2021 – mars 2022 ka shënuar rritje prej 10%.
Eksperti i çështjeve të ekonomisë, Erton Bega, i tha Radio Kosovës se qeveria duhet të ndërmarrë masa për të zbutur inflacionin që po e përcjell vendin.
Ai tha se duke e parë situatën pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, shtetet e rajonit por edhe të Evropës kanë ndërmarrë masa fiskale për krijimin e sigurisë në treg, ndërsa në Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“ Çmimi është rritur në zinxhirin furnizues, mirëpo reflektimi i çmimit në raftet e markete është një rritje e kombinuar si rezultat i konfliktit në Ukrainë dhe keqpërdorimi nga bizneset spekulante, të cilët kur ka këso kriza, synojnë të përfitojnë dhe të ngritin çmimin më shumë sesa është ngritur në zinxhirin furnizues. Qeveria duhet t’i rishikojë të gjitha politikat fiskale në produkte esenciale të drithërave, vajit, qumështit, sepse rritja e çmimeve është aq e lartë saqë shteti ynëë nuk ka njohur në 15 vitet e fundit”, tha ai.
Bega tha se nëse vendi përballet me kriza ekonomike, është e nevojshme ndërhyrja e shtetit.
Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se me gjithë që vendi ynë është vonuar në marrjen e këtyre masave nuk do të thotë se nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim.
“Qeveria duhet të nxisë politika zhvillimore, duhet të shikojë reformimin e politikave fiskale të përkohshme dhe ato të përkohshme duhet t‘i reduktojë. Rishikimin i politikave fiskale do të thotë reduktimi i politikave tatimore në kuptimin siç kanë bërë vendet e tjera në artikujt bazë në produktet ushqimore dhe energji, theksoi ai.
Shahini tha se nëse qeveria nuk ka mjete për të ndihmuar, atëherë do të duhet të lejojë tërheqjen e një pjesë nga Trusti Pensional edhe atë deri në masën prej 20%, me çka në tregun vendor do të futeshin në qarkullim rreth 400 milionë euro.
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...