Lajme

Shahini: Mbyllja e disa shkollave në Kamencë është shkelje flagrante

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 24 January 2021

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mimoza Shahini së bashku me strukturat e LDK’së në komunën e Kamenicës është takuar më banorët e fashatit Karaqevë.

Shahini, e ka cilësuar si një takim prekës sepse banorët e kësaj pjese kishin hallin pse janë mbyllur shkollat në disa fshatra, shkruan Gazeta inFokus.

Si pasojë e kësaj mbi 500 fëmijë kanë mbetur pa mësim.

-Advertisement-

“Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave themelore të fëmijëve për edukim dhe stimulim sikurse të gjithë bashkmoshataret e tyre në Kosovë”, ka skruar ajo në Facebook.

Kujotjmë, se Mimoza Shahini mban numrin 42 në listën e LDK’së për zjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera