Uncategorized

Shahini: Albin Kurti mori përgjigjen e duhur në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 27 April 2021

sh-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, thotë se Kurti filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri.

Ajo ka thënë se tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri! 🙄

Reklamë

Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera