Shahin Dervishaj reagon pas arrestimeve të Speciales:Veprimet e Gjykatës janë një goditje edhe ndaj vlerave më të shenjta të luftës sonë çlirimtare
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 05 December 2024
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka reaguar në rrjetin social Facebook, për veprimet e Gjykatës Speciale ndaj figurave që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.
Ai ka shkruar se veprimet e Gjykatës Speciale janë një goditje, jo vetëm ndaj tyre personalisht por edhe ndaj vlerave të shenjta të luftës sonë çlirimtare.
“Veprimet e përsëritura të Gjykatës Speciale, ndaj figurave që kanë kontribuar me sakrificë dhe përkushtim për lirinë e Kosovës, janë një goditje, jo vetëm ndaj tyre personalisht, por edhe ndaj vlerave më të shenjta të luftës sonë çlirimtare. Gjykata Speciale, që nga themelimi, ka shërbyer si një mjet i padrejtë, që ka në shënjestër vetëm individët më të devotshëm të popullit tonë, ndërsa masakrat dhe krimet e kryera nga Serbia mbesin pa përgjigje.”, ka shkruar Dervishaj
Ai tutje thotë se ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të dinjitetit të UÇK-së dhe të mos lejojmë që historia jonë të përmbyset me narrativa të padrejta.
“Arrestimet e Gjykatës Speciale të ish-kryetarit të komunës së Malishevës, z. Isni Kilajn, ish-drejtorit të AKI-së, z. Bashkim Smakaj, dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, z. Fadil Fazliu janë përpjekje për të justifikuar padrejtësitë e kësaj gjykatë. Sikurse edhe bastisja e shtëpisë së ish-ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuqi. Drejtesia për çlirimtarët do të jetë triumfi i luftës së pastër të UÇK-së dhe përgjigja e gjithë padrejtësive të kësaj gjykate politike.”, ka shkruar tutje Dervishaj.
Ndërkaq sot Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e komunës së Malishevës. Isni Kilajn, ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu.
Gjithashtu Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish ministrit të Drejtësis Hajredin Kuqi.
Këtu mund të ndiqni postimin:
Të tjera
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrạhu gruan, prindërit e saj dhe tezen
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte...
-
Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Serbia sot në grevë të përgjithshme
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë parala...
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për një ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Kamenicë
Një person është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët” në ...
-
106 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit
Sot mbushen 106 vjet nga vdekja e atit të pavarësisë së Shqipërisë, shqiptari...
-
Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re të SHBA-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,theksoi përkushtimin e Koso...
-
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të ...
-
Sot parashihet mot më i butë, me vranësira e intervale me diell
Mot i butë parashihet të mbretëroj ditën e premtë, sa me vransira e intervale...