Lajme

Shahin Dervishaj nga PDK-ja: Rinia jonë është thesari i këtij vendi

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 17 January 2025

Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka organizuar një takim në Brezovicë me të rinjtë e Malishevës.

Dervishaj u shpreh se aty u diskutuan ide e mendime për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Nuk di si ta përkthej në fjalë emocionin që kam sot, përballë këtyre të rinjve të mrekullueshëm. Jemi duke diskutuar aq shumë ide, mendime dhe vizione për një të ardhme më të mirë, dhe jam i befasuar nga vullneti dhe entuziazmi i tyre”.

-Advertisement-

“Nuk them më kot se Kosova ka diqka që bota po e kërkon, rinia jonë ështe thesari i këtij vendi” përfundoi ai./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera