Lajme

Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 12 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, me numër 77 në listën zgjedhore ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e tij në fshatin Çitak, ku është pritur me ngrohtësi nga bashkëfshatarët.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë e mikpritjes dhe punës së palodhur që kanë karakterizuar familjen e tij ndër vite.

“Gjithmonë e mbaj mend se kanë qenë shembull i punës së palodhur, mikpritjes siç e kërkon tradita dhe dashurisë për atdheun,” shkruan ai.

-Advertisement-

Dervishaj gjithashtu ka shprehur mbështetjen dhe besimin e tij të palëkundur në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Jam i bindur se PDK është forca e duhur që do të sjellë ndryshimin dhe zhvillimin që Kosova ka nevojë,” tha Dervishaj. /GazetaInfokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera