Lajme

Shahin Dervishaj kandidon me numër 77 në listën e PDK-së: Kthehem për të ndihmuar Kosovën të rritet dhe të forcohet

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 11 December 2024

Shahin Dervishaj, një biznesmen i suksesshëm që ka kaluar vitet e fundit në Gjermani, ka shpallur kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës, me numrin 77.

Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe punë të palodhur, ai ka vendosur të kthehet në atdhe dhe të sjellë përvojën dhe angazhimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Kam mësuar se suksesi është i mundur vetëm me përkushtim, punë të palodhur dhe një vizion të qartë. Dhe tani ka ardhur koha që të sjell gjithçka që kam mësuar, përvojën time dhe angazhimin tim ta sjell në Kosovë. Kam vendosur të kthehem dhe të kontribuoj për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne” ka thënë Shahini.

-Advertisement-

Në mesazhin e tij për qytetarët e Kosovës, Dervishaj theksoi se suksesi është i mundur vetëm me përkushtim, vizion të qartë dhe puna e palodhur.

Me numrin 77, ai kërkon mbështetje nga qytetarët për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë, më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera