Shëndetësi

Shafrani i Indisë forcon kockat tek të moshuarit

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 13 May 2017

Shafrani i Indisë ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e masës kockore tek të moshuarit.Sipas një studimi të ri, suplementet e kësaj ereze indiane rrisin densitetin kockor me 7% brenda 6 muajve.

Me moshimin, kockat priren të tkurren në madhësi dhe densitet, gjë që çon në dobësimin e tyre dhe i prir që të thyhen më lehtë. Madje edhe mund të shkurtoheni. Muskujt zakonisht humbin forcën dhe fleksibilitetin dhe mund të humbisni koordinimin ose të keni probleme me ekuilibrin.

Rreth ¾ e të moshuarve pësojnë humbje të densitetit kockor, duke u rrezikuar nga osteoporoza dhe fraktura në këmbë apo krahë.Një përbërës tek shfarani i Indisë, i quajtur kurkumin, mendohet se mund të parandalojë këto fraktura duke rritur densitetin kockor, shkruan Shëndeti.Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Genoa monitoruan disa pacientë të moshës rreth 70 vjeç, të cilët kishin pësuar humbje të densitetit kockor. Me anë të skanerit ultratinguj, shkencëtarët u matën densitetin kockor në gishta, gjunjë dhe nofulla në fillim dhe në fund të studimit.

-Advertisement-

Pas 6 muajsh, të moshuarit të cilët morën suplemente të shafranit të Indisë dhe lecitin soje (substancë që gjendet tek produktet e sojës, e verdha e vezës, mishi etj) pësuan rritje të densitetit kockor me 7%. Kombinimi i shafranit të Indisë me lecitinën e sojës mendohet se ndihmon të parën që mos të tretet direkt në stomak, por të arrijë në zorrën e hollë, nga ku dhe absorbohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera