Lajme

Shabani: Vendet tjera kanë bërë disa hapa në rimëkëmbje, ne kemi ngecur

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 15 October 2020

Në debatin e sotëm që po zhvillohet në “Prime Time” në Kanal 10, ku e ftuar është ministrja e Ekonomisë dhe Financave Hykmete Bajrami, përballë gazetarëve Zekirja Shabani nga Gazeta inFokus dhe Ardian Çollaku nga Gazeta Blic, po diskutohet rreth pakos për rimëkëmbje ekonomike dhe ndikimit të saj në ekonominë e vendit, shkruan Gazeta inFokus.

Shabani ka thënë se Kosova është shumë prapa rajonit sa i përket marrjes së masave për rimëkëmbje.

“Humbja e bizneseve në vend ka shkuar në rreth 1.5 miliard euro,  nga marsi kur ka ndodhur mbyllja si pasojë e pandemisë, kurse me pakon për rimëkëmbje janë futur 200 milionë euro, që do të thotë se jemi ende larg asaj që duhet bërë për rimëkëmbje”, ka thënë Zekirja Shabani.

-Advertisement-

Ministrja Bajrami duke iu përgjigjur Shabanit ka thënë se nuk janë vonuar me masa, por mundësitë buxhetore janë kaq, nuk ka mundësi tjera. Deri në këtë moment janë shpërndarë diku deri në 1.5 të GDP-së së përgjithshme.

Ajo ka thënë se i kanë realizuar dhe ekzekutuar të gjitha masat e qeverisë paraprake dhe të kësaj qeverie por që ka pasur dhe ka shumë vështirësi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera