Lajme

Shabani: Qytetaret e bizneset nuk presin shume nga Qeveria e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 18 November 2019

Si nga analistët ashtu edhe nga shefi i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, po vlerësohet se zvarritja e krijimit të qeverisë së re po ndikon negativisht në bizneset e ekonominë vendore.

Madje, në emisionin Debat në RTK, gaeztari e analisti Zekirja Shabani, po thotë që qytetarët, në aspektin ekonomik nuk presin shumë nga qeverisja e ardhshme, shkruan gazeta inFokus.

E sipas tij, ata që marrin në dorë ekzekutivin do të kenë shumë punë që të ndryshojnë nga qeverisjet e kaluara në raport me bizneset.

-Advertisement-

“Duke u bazuar në programet e shpalosura qytetarët nuk presin shumë nga qeverisja e ardhshme. Qeveria e ardhshme me një veprim të vogël, sikur në Prishtinë, me disa autobusa e ka ndryshu komplet përshtypjen për qeverisjen e Vetëvendosjes, pritjet mund të menaxhohen lehtë me veprime populiste qysh ka vepru qeveria e kaluar, por telashe është kalimi nga një vendimmarje adhok në një serioze e afatgjate, çka kem pa deri tash ka qenë qeveri e paparishkueshme deri tash edhe në raport me bizneset, ka ofruar biznese afër e disa ka largu, nuk kemi pas qeveri që ka vepruar për të gjithë njësoj, por që marrin vendime që reflekton në sektorin privat, duke u nis prej pagave, që bie barrë me reflektu, kjo ndoshta është hapi i parë i telasheve të mëdhaja, ku kërkesat e qytetarëve rriten në raport me bizneset e këto duke u përballë me këto, mungesa e lidhjes së tregut ma të gjerë me eksportu produktet tona, e lëndës së parë krijojnë pasiguri a vërtet kemi qeverisje që garanton stabilitet”, ka thënë Shabani.

Tutje, Shabani, ka shtuar se tani për tani, bizneset po i frikësohen ndryshimit, por edhe ndikimit që mund të ketë qeverisja e re në biznese.

“Çka do të jetë ose po shihet aktualisht është që bisnezet po i frikohen ndryshimit të sistemit ekonomik, është herët ndoshta të flasim, por fakti që është proklamu më shumë politika të majta, është natyrshëm që të krijohet kjo frikë nëse vërtetë shteti do përzihet më shumë, çka do të ndodhë me kompanitë që aktualisht e dominojnë tregun, p.sh Devollët ose kompanitë e mëdha kanë frikë prej veprimeve të mundshme prej qeverisë, është huti e kompanive që kanë qenë të atakune, psh Devollët nga Vetëvendosje, nuk e di qysh do të jenë ato, e që do të ketë ndikim në ekonomi”.

Por, pavarësisht kësaj, Shabani thotë që pret përmirësim të mirëqenies ekonomike, por që vështirë se do të ndodhë ajo që Kosovën do ta bëjë të krahasueshme edhe me vendet e rajonit.

“Pres të kemi një përmirësim të mirëqenies ekonomike, por rritja ekonomike nuk mundet me u bë dyshifrore, pa të cilën nuk mund të kemi efekte të prekshme e të zëmë hapin, një raport i Bankës Boitërore, ku krahason Kosovën me vendet tjera të BE-së jemi diku 80 vjet larg vendeve të BE-së, na duhet goxha shumë rritje me mbërri standardin e rajonit, e jo më të BE-së. Duhet të punojmë krejt bashkarisht për një ambient më të sigurt ku bizneset me vepru lirshëm”, ka thënë Shabani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera