Lajme

Shabani: Pse bizneset duhet të marrin kredi, kur ata trajtohen si para pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 15 October 2020

Zekirja Shabani ka thënë se bizneset nuk kanë arsye të aplikojnë për kredi sepse ata do të trajtohen njëjtë sikur para pandemisë, shkruan Gazeta inFokus.

“Nëse bizneset i kanë të njëjtat norma të interesit për kredi dhe të njëjtat kushte, atëherë pse ato duhet të aplikojnë për kredi”, ka pyetur Shabani.

Kurse ministrja Bajrami është përgjigjur se me kalimin e ligjit do të mbulohet kolaterali dhe garancia bankare që qon edhe në ulje të kamatës për bizneset që aplikojnë për kredi.

-Advertisement-

“Në momentin që kalon Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kapitalizohet fondi prej 100 milionë eurove nga kreditë që do të marrim dhe rrjedhimisht kamat për bizneset do të binë nga 7% në 5% dhe mbulimi i kolateralit dhe garancisë bankare, ka thënë ministrja Bajrami./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera