Shabani: Partitë politike duhet të kërkojnë ekspertizë për votat e ardhura nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 30 Tetor 2019
Pa marrë parasysh se rreth 19 persona përfunduan në spital për shkak të zarfeve me vota që erdhën në mënyrë jo të rregulltë nga Serbia në Kosovë, ato u numëruan në Qendrën e Numërimit të votave në kushte të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta inFokus.
Stafi i Qendrës së Numërimit u pajis me maska e veshje speciale, për të evituar problemet me shëndetin që pasonin menjëherë pasi personat binin në kontakt me këto zarfe.
Në “Debat” të RTK-së, kryeredaktori i Gazetës inFokus, Zekirja Shabani tha se problemi i votave që erdhën në Kosovë nga Serbia nuk ishte mënyra se si erdhën votat, por mënyra si ato fletëvotime u plotësuan.
“Problemi i votave të Serbisë nuk ka qenë teknikisht a kanë ardh me postë apo jo. Dyshimet kanë qenë se Lista Serbe i ka plotësu ato vota dhe qytetarët serbë nuk e kanë shprehur vullnetin e tyre se kush do t’i përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës. Dyshimet janë që ato vota që u numëruan me ato maskat spektakolare në Qendër të Rinumërimit ishin të plotësuara në mënyrë jo të rregullt.”, u shpreh Shabani.
Sipas Shabanit, partitë politikë do të duhej të kërkonin një ekspertizë për të vërtetuar nëse ato vota ishin plotësuar në mënyrë të rregulltë. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...

































