Lajme

Shabani: “Lutfi Haziri para fillimit të fushatës thoshte se janë pajtuar në të gjitha pikat me Vetëvendosjes veç kryeministrit”

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 09 October 2019

Gazetari dhe analisti, Zekirja Shabani, i ftuar në Debat në RTK përballë Arban Abrashit të LDK-së, ku po flitet për një koalicion të mundshëm parazgjedhor të LDK-së me Vetëvendosjen, deklaroi se kur para fushatës po zhvilloheshin takimet mes VV-së e LDK-së për koalicion, Lutfi Haziri i kësaj të fundit deklaronte se janë pajtuar në të gjitha pikat për një gjë të tillë.

Kjo, përveç postit të kryeministrit, shkruan gazeta inFokus.

“Para fillimit të fushatës ai thoshte ta përfoli atë, që për të gjitha pikat tjera jemi pajtu përjashto kryeministrin që i bie se edhe për dialogun ka qenë një pajtim”

-Advertisement-

Megjithatë, tash, pas numërimit të votave të rregullta, Vetëvendosja është fituese e zgjedhjeve, pengesa e postit të kryeministrit do duhej eleminuar.

Por, Arban Abrashi nga LDK thotë se kjo deklaratë e nënkryetarit Lutfi Hazirit, ishte keqkuptuar pasi nuk kishte pajtim në të gjitha pikat.

“Haziri ka deshtë të thotë se jemi pajtuar për tu pajtuar, pasi në ekonomi e arsim ka pas zhvillim e te dialogu jo aq pasi është proces dinamik që nuk varet prej nesh, VV i ka disa pozicione që nuk largohet prej tyre, por tash të shohim çka sjell procesi, çka ka deshtë me thanë është që jemi pajtu të pajtohemi”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera