Lajme

Shabani: LDK dhe VV kanë program të përbashkët qeverisës por vështirë të zbatohet pasi pretendojnë të dya me udhëheq

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 02 December 2019

Kryeredaktori i Gazetës inFokus Zekirja Shabani i ftuar ne tëlëvizionin publik ka thënë se përplasja kryesore mes parive në koalicion, LDKdhe VV, fillon kur është puna tek ndarja e ministrive.

Kjo pasi që të dya partitë kanë ardhur me një program qeverisës, me të cilin pajtohen dhe që dy partitë tentojnë për t’a udhëheq.

“Ne i kem pa grupet punuse se që vazhdimisht çdo javë dhe kanë fol për pika t caktune të programit që ata kanë me caktu kur t vinë në pushtet.

-Advertisement-

Perplasja e vërtetë fillon tek ndamja e misnistrive. Për shkak se t bindur dy palët se e kanë një program qeverisës me të cilin do t’a luftojnë korrupsionin, krimin e organizuar, do të zbatojnë politikat ekonomike, do t’a çkapin shtetin.

Kanë ardhur në tavolinë me një program qeverisës me të cilin janë të pajtuar dhe mbetet se kush do t’a udhëheq.

Cili do Kryeministër nuk do mund të fungisonoi pa Ministrinë e Financave, nëse mendon me ba reforma në ekonomi.

Nëse mendo me ba reforma në Ekonomi, duhet me pasë nën “kontrollë” , Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Administratën tatimore, Bankën Qëndrore, duhet me kontrollu edhe tregun Financiar në vend.

Programi i përbashkët qeverisës është vështirë i zbatushëm për shkak të pretendimeve të dy partive për me udhëheq.

Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, çkapja e shtetit nuk fungsiono pa e pas në kontrollë Ministrinë e Punëve të Brendëshme , Policinë, pa ju kriju kushte Gjykatësve dhe Prokurorëve me kry punën e vet.

Këtu është zingjiri që secila parti nëse pretendo t’i merr , duhet t’i marr komplet ose asnjanën për me mujt me fungsionu”, është shprehur Shabani./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera