Lajme

Shabani: Kurti dhe Thaçi rivalë politikë, vështirë të dakordohen për vendime madhore

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 03 December 2019

Zekirja Shabani, kryeredaktor i gazetës inFokus ka folur për dialogun Kosovë Serbi dhe qeverinë në ardhje.

Ai tha se Albin Kurti dhe Hashim Thaçi duke qenë dy rivalë politikë do të kenë vështirësi në dakordimin për qështje madhore e duke përfshirë këtu edhe dialogun.

“Duke qenë dy rivalë politikë Kurti dhe Thaçi kjo e bën më të vështirë dakordimin për çështje madhore. Do të ketë përplasJe se kush të marrë primatin për nënshkrimin e marrëveshjes dhe kjo do të jetë një sfidë e rradhës” tha Shabani.

-Advertisement-

Ai në një debat në “Click” të televizionit 21 tha se deklaratat e fundit të Albin Kurtit se “ Ne nuk do të ngutemi por as s’do të vonohemi” tregon shumë se kush do të nënshkruajë këtë marrëveshje dhe se kushdo qoftë që e udhëheq dialogun fjalën e fundit e jep Kuvendi.

“Deklaratat e Kurtit se “Ne nuk do të ngutemi por as s’do të vonohemi” tregon se kush do të nënshkruajë këtë marrëveshje. Ai ka thënë se Kuvendi do të japë fjalën e fundit pa marrë parasysh se kush do të udhëheqë dialogun” tha Shabani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera