Lajme

Shabani i quan të pavërteta deklaratat e Durmishit për taksën prej 5 euro: Çfarë zori pate me nënshkru?

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 15 July 2021

Kryeredaktori i Gazetës Infokus, Zekrija Shabani ka reaguar rreth deklaratës se zëvendësministrit, Hysen Durmisht i cili ka thënë se kontratën e ka nënshkruar pas tre muajve.

Shabani ka deklaruare se një gjë e tillë e deklaruar nga Durmishi nuk është e vërtete, shkruan Gazeta Infokus.

“Hysen Durmishi nuk po e thote te verteten per “taksen” 5 euro kur po thote se nuk patem qare pa e nenshkru.Infokusi ka zbulu se i tere procesi ka qene i anuluar kur ka ardh ne pushtet Durmishi me shoke. Madje per kete pune ka qene i njoftum prej zyres ligjore, sic edhe shihet ne dokumente.Pyetja eshte: Cfare zori pate me nenshkru?”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Në fakt Gazeta Infokus gjatë ditës publikoi një dokumente zyrtarë më anë të secilit zyra ligjore ka njoftuar ministrin Liburn Aliu edhe poashtu edhe zëvendësministrin Durmishi se tenderi lidhur me këtë proces ishte anuluar në 2019 me vendim të plotfuqishëm nga sekretari i përgjithshëm./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera