Fokus

Shaban Syla në gjendje të rëndë shëndetësore, flet avokati

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 29 October 2019

Shaban Syla është i dënuar për rastin “Bllaca 2”.

Për të u raportua sot në media se edhe tashmë ka hyrë në grevë për shkak se i është zgjatur dënimi e nuk dëshiron që të shoqërohet me armë të gajta kur shkon për t’u kontrolluar në QKUK.

Mirëpo, avokati i tij, Haxhi Millaku, për gazetën inFokus ka thënë që nuk është i njoftuar për këtë hap të tij, por që thotë se edhe nëse e bën ka  të drejtë.

-Advertisement-

“Nuk mundemi me ta konfirmu, nuk me ka njoftu drejtperdrejte, por ka arsye sepse ka vendim për arrest shtëpiak, se gjykata nuk e ka vlerësua drejt, policia ka qenë në kontroll”, ka thënë Millaku.

Tutje mbrojtësi i tij ligjor, Millaku ka thënë që Shaban Syla, nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore, e që sipas tij nuk po trajtohet në mënyrë adekuate.

“I ka 5 6 stenda te vendosura, tash duhet me qene ne QKUK, pasi gjendja shëndetësore nuk është e mire, nuk po trajtohet ne mënyre adekuate, kjo është krejt çka mund te them”, ka thënë Millaku./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera