Sfishta: 177 persona gjenden në karantinë
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 22 May 2020
Qendra e Studentëve tash e dy muaj po shërben si karantinë për të riatdhesuarit në Kosovë.
Në konviktin 6 dhe 8 gjatë së premtes kanë qenë të sistemuar mbi 170 banorë. Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, thotë për KosovaPress se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ardhur nga Kroacia, Sllovenia, e Zvicra rreth 100 shtetas.
Sfishta: Janë 177 persona të karantinuar në Qendrën e Studentëve
“Për momentin janë 177 persona që gjenden në karantinë, në konviktin 6 edhe në konviktin 8 janë të sistemuar. Ditën e djeshme kanë ardhur rreth 100 persona jashtë Kosovës, kryesisht nga Kroacia, Sllovenia dhe një kontingjent ka ardhur nga Zvicra. Nuk kemi informacione të sakta se çfarë numri do të vjen sot…ne jemi të gatshëm të pranojmë sado që të vijnë”, thotë ai.
Mëngjesin e së premtes, Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera.
Sfishta thekson se mbrëmë janë liruar disa persona të cilët kanë rezultuar negativ me Covid-19.
Sfishta: Mbrëmë janë liruar të gjithë ata që janë testuar
“Dje aq sa janë testuar nuk e di numrin e saktë, janë liruar mbrëmë në orët e vona ata që kanë dalë negativë, të gjithë kanë dalë negativë”, shton Sfishta për KosovaPress.
Konviktet tash e dy muaj po shërbejnë për të karantinuar personat që po riatdhesohen në Kosovë. Sfishta tregon se gjatë verës në rast se do të merret vendim që Qendra e Studentëve të lirohet nga karantina, do të bëjnë riparime, sepse sipas tij ka pasur dëmtime nga personat që kanë qenë të karantinuar.
Sfishta: Gjatë verës do të bëjmë riparimet e nevojshme në Qendrën e Studentëve
“Shpresoj që do të merret një vendim që Qendra e Studentëve të lirohet nga karantina dhe t’i kthehet vetvetes. Qendra e Studentëve për studentë, dhe ne jemi të gatshëm që gjatë muajve të verës t’i bëjmë riparimet e nevojshme, sepse ka pasur edhe dëmtime nga personat që kanë qenë të karantinuar. T’i kryejmë disa investime që i kemi pasur të planifikuara. Sigurisht që ne jemi të gatshëm që muajin tetor t’i presim studentët e rinj në Qendrën e Studentëve”, thekson ai.
Nga data 18 deri më 23 maj, studentët banues të konvikteve do të kenë mundësinë t’i tërheqin gjësendet e tyre nga konviktet të cilat janë bosh dhe nuk ka të karantinuar.
Të tjera
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Numërohen 38% të votave, këto janë rezultatet e para
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-z...
-
‘Vr*asje me qëllim hakmarrje’, ky është i dyshuari që e goditi për vd*ekje një person në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...