Lajme

Sfidë e madhe për Kosovën, trajtimi i ujërave të zeza

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 01 November 2017

Sot në Prishtinë do të fillojë konferenca ballkanike e ujërave “Sfidat e ujit të ndotur”. Konferenca do të mbahet nga 1 deri më 3 nëntor dhe në të marrin pjesë mbi 500 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Ilir Abdullahu drejtor i Ujësjellësit Rajonal, tha se në këtë konferencë regjionale marrin pjesë mbi 500 pjesëmarrës.

“Është një ngjarje shumë e madhe, ku ka pjesëmarrës nga e gjithë bota”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij në këtë konferencë do të ketë sesione, ku pjesëmarrësit do të prezantojnë punime të tyre që kanë të bëjnë me të arriturat dhe hulumtimet e tyre për ujërat.

-Advertisement-

Sipas tij Kosova ka pasur përparim për ujërat. “Prizreni është në proces për trajtimin e ujërave të zeza, pastaj Peja e Prishtina”, tha ai. Abdullahu bëri me dije se për pesë vite do të shihen rezultatet.

Kurse Nadire Bejtullahu-Vitia nga Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës, deklaroi se Kosova është larg standardit për kanalizime. Sipas saj ende banorët e Kosovës, nuk kanë qasje në kanalizim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera